- Zgjedhjet presidenciale kroate do të mbahen më 29 dhjetor
Më 21 nëntor, sipas vendimit të qeverisë kroate, zgjedhjet presidenciale do të mbahen të dielën më 29 dhjetor. Vendimi për këtë do të hyjë në fuqi më 28 nëntor 2024.
Fushatat zgjedhore zyrtare do të nisin më 13 dhjetor, por mund të zgjasin deri në mesnatën e 28 dhjetorit dhe të përfundojnë 24 orë para zgjedhjeve.
Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën e votave në raundin e parë, do të mbahet një raund i dytë mes dy kandidatëve me numrin më të madh të votave më 12 janar.
Mandati pesëvjeçar i presidentit aktual Zoran Ivanoviq përfundon me 18 shkurt 2025. Ai tashmë ka njoftuar se ka të drejtë të kandidojë sërish për postin e Presidentit.
Deri më tani, 11 kandidatë të tjerë kanë shprehur dëshirën për të kandiduar për postin e kreut të shtetit. Në veçanti, përmendim një kandidat i pavarur, ish-ministrin e Shkencës dhe Arsimit të Kroacisë -Dragan Primorac- i cili mbështetet nga partitë e koalicionit qeverisës – HDZ dhe Lëvizja Atdheu (Domovinski pokret).
- Serbia do t’i shesë armë Kazakistanit
Gjatë vizitës së parë të presidentit të Kazakistanit në Serbi, Kassym-Jomart Tokayev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë shpallur synimet e tyre për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy vendeve.
Përfaqësuesit e Serbisë dhe Kazakistanit kanë nënshkruar 10 marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim dypalësh në fusha të ndryshme, në prani të presidentëve të të dy vendeve. Midis tyre janë ripranimi, arsimi, puna dhe mbrojtja sociale, turizmi, eksplorimi dhe përdorimi i hapësirës kozmike për qëllime paqësore, si dhe kompleksi ushtarako-industrial.
Vëmendje e veçantë planifikohet t’i kushtohet bashkëpunimit në mbrojtje. Në kuadër të këtyre planeve, gjatë vizitës, Tokayev dhe Vuçiq kanë vizituar ekspozitën ushtarako-industriale në një bazë ajrore afër Beogradit. “Përvoja e gjerë e Serbisë në sektorin ushtarak është me interes për forcimin e mbrojtes së Kazakistanit,” vuri në dukje administrata presidenciale e Kazakistanit. Megjithatë, ekspertët rusë besojnë se ky mund të jetë thjesht një pretekst për transportin e pajisjeve ushtarake serbe përmes Kazakistanit drejt Rusisë.
- Serbia vazhdon të jetë në gjendje politike kaotike pas tragjedisë së Novi Sadit
Më 21 nëntor, u bë e ditur se 11 persona u arrestuan pas tragjedisë në Novi Sad, kur 15 persona humbën jetën dhe dy u plagosën rëndë pas shembjes së një tende në stacionin hekurudhor të qytetit.
Personat e arrestuar rrezikojnë deri në 12 vite burg.
Në mesin e të arrestuarve ishin ish-ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq, ish-drejtori i ndërmarrjes së Infrastrukturës Hekurudhore Serbe, Nebojsha Shurlan dhe Jelena Tanaskoviq, e cila deri vonë ishte drejtoreshë e Infrastrukturës Hekurudhore të Serbisë.
Vesiq dha dorëheqjen më 5 nëntor, pesë ditë pas tragjedisë. Tanaskoviq dha dorëheqjen më 20 nëntor, si dhe ministri i tregtisë së brendshme dhe të jashtme, Tomislav Momiroviq.
Opozita serbe shprehu pakënaqësi me reagimin e qeverisë ndaj tragjedisë në Novi Sad. Më 25 nëntor, deputetët e opozitës kërkuan mbajtjen e një votëbesimi ndaj qeverisë. Refuzimi i koalicionit qeverisës për ta diskutuar këtë çështje çoi në disa ditë të rrëmujshme dhe kaotike në dhomën e parlamentit.
- Kroacia do të blejë gjashtë dronë Bayraktar nga Turqia
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri kroat i mbrojtjes Ivan Anushiq dhe CEO i kompanisë turke të mbrojtjes Baykar.
Paketa përfshin një qendër komandimi dhe kontrolli, një simulator trajnimi, stacione kontrolli në tokë (GCS), stacione të dhënash tokësore, një furnizim fillestar të pjesëve rezervë, një garanci dy-vjeçare, praninë e ekspertëve teknikë Baykar në Kroaci për dy vjet, trajnim në qendrën e trajnimit të Baykar-it në Turqi dhe transporti i të gjithë paketës në Kroaci.
Vlera totale e kontratës pa TVSH është 67 milionë euro
Kompania do të dorëzojë të gjitha mallrat dhe shërbimet brenda nëntë muajve pas marrëveshjes, sipas së cilës i gjithë sistemi do të vihet në funksion deri në fund të shtatorit 2025.
Bayraktar është i nevojshëm jo vetëm për operacione luftarake. Ajo mund të përdoret nga Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit, Ministria e Brendshme, kur është fjala për luftimin e imigrimit të paligjshëm, si dhe shuarjen e zjarreve në natyrë, thanë zyrtarë të qeverisë kroate.