Parlamenti serb ratifikoi qeverinë e re të udhëhequr nga Millosh Vuçeviq, ish-ministri i Mbrojtjes. Në fjalimin e tij inaugurues në Parlament, z. Vuçeviq theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve me Kinën, Rusinë dhe SHBA-në. Ai dha pëlqimin e tij mbi përkushtimin që Serbia ka ndaj integritetit territorial të Ukrainës, duke thënë se parimet e pavarësisë politike dhe neutralitetit ushtarak janë faktorë parësorë të politikës së jashtme serbe. U theksua rëndësia e bashkëpunimi rajonal dhe paqes.
Edhe pse fjalimi i Vuçeviqit ka paraqitjen e një fjalimi paqësues, një shqyrtim më i kujdesshëm i emrave në kabinetin e tij sugjeron një vazhdimësi të prirjeve të mëparshme nacionaliste, veçanërisht në lidhje me axhendën e “botës serbe”. Konkretisht, prania e figurave nacionaliste dhe individëve me lidhje me Kremlinit dominon listën:
Kryeministri – Millosh Vuçeviq
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministri- Marko Gjuriq
Ministri i Mbrojtjes – Bratislav Gashiq
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Financave – Sinisha Mali
Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme – Tomislav Momiroviq
Ministrja e Ekonomisë – Adrijana Mesaroviq
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave – Aleksandar Martinoviq
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Mbrojtjes së Mjedisit – Irena Vujoviq
Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës – Goran Vesiq
Ministrja e Minierave dhe Energjetikës – Dubravka Gjedoviq Handanoviq
Ministrja e Drejtësisë – Maja Popoviq
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale – Jelena Žariq Kovaçeviq
Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social – Tomislav Žigmanov
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme – Ivica Daçiq
Ministrja e Arsimit – Sllavica Gjukiq Dejanoviq
Ministrja e Shkencës, Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik – Jelena Begoviq
Ministri i Shëndetësisë – Zlatibor Lonçar
Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale – Nemanja Staroviq
Ministrja për Përkujdesjen Familjare dhe Demografinë – Milica Gjurgjeviq Stamenkovski
Ministri i Turizmit dhe Rinisë – Husein Memiq
Ministri i Kulturës – Nikolla Selakoviq
Ministri i Zhvillimit Rural – Milan Krkobabiq
Ministri i Sportit – Zoran Gajiq
Ministri i Informacionit dhe Telekomunikacionit – Dejan Ristiq
Ministri i Investimeve Publike – Darko Glishiq
Ministrja për Integrimin Evropian – Tanja Mishçeviq
Zëvendëskryeministri – Aleksandar Vulin
Ministrat pa Portofol: Novica Tonçev, Gjorgje Miliçeviq, Usame Zukorliq, Nenad Popoviq, Tatjana Macura.
Për shkak të të ashtuquajturit “element rus” në përfshirjen e disa prej individëve në listë, kemi reagime të ndryshme. Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka shprehur zyrtarisht zhgënjimin që dy individë nën sanksionet e SHBA-së kanë pretenduar për poste në këtë qeverin të re.
Në këtë kategori bëjnë pjesë Aleksandar Vulin, i nominuar për zëvendëskryeministër, si dhe Nenad Popoviq, i nominuar për ministër pa portofol. Vulin është një ish-udhëheqës rinor në partinë e gruas së Slobodan Millosheviçit, por në vitet e fundit e ka transformuar imazhin e tij nga një tankist antiperëndimor me flokë të gjatë në një përfaqësues maçoist, konservator rus. Janë ngritur shqetësime për përfshirjen e Vulinit në skenën e krimit të organizuar transnacional, operacionet e paligjshme të narkotikëve dhe abuzimin e detyrës publike, siç përshkruhet në një deklaratë nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja në SHBA. Megjithatë, kuptohet që Vulini nuk është totalisht i pavarur në veprimet e tij; afërsia e tij me rusët duket më shumë si një rol i deleguar sesa një iniciativë e pavarur.
Për më tepër, emërimi i Ivica Daçiçit – që është President i Partisë Socialiste të Millosheviçit dhe një partner koalicioni i Vuçiqit – në postin e Ministrit të Punëve të Brendshme, shton një shtresë tjetër të ndikimit rus, duke e bërë gjithnjë e më tl dukshëm ndikimin rus mbi politikën serbe. Partia e Daçiqit është deleguar të ofrojë mbështetje logjistike dhe politike për investimet ruse në sektorin energjetik në Serbi, veçanërisht Gazprom dhe monopoli i tij në industrinë e gazit dhe naftës në Serbi.
Bratislav Gashiq, i cili tashmë ka drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe ka dhënë dorëheqjen për shkak të sjelljes së papërshtatshme ndaj një gazetareje në vitin 2015, është rikthyer sërish në të njëjtën detyrë. Që atëherë, Gashiq ka drejtuar inteligjencën e vendit.
Marko Gjuriq, që po kthehet nga posti i tij si ambasador në Uashington, do të bëhet ministër i Jashtëm. Gjuriq ka një histori në udhëheqjen studentore, duke përfshirë udhëheqjen e protestave në Beograd që rezultuan në djegien e Ambasadës së SHBA-së në vitin 2008. Në vitet e fundit, Gjuriq e ka kultivuar lidhjen midis administratës serbe dhe mbështetësve konservatorë të Trump-it në Uashington, por ai gjithashtu ka demonstruar aftësi të veçanta diplomatike në promovimin e interesave nacionaliste serbe edhe në mesin e zyrtarëve progresivë amerikanë.
Zlatibor Lonçar, që është një ish-mjek personal i lidhur me një kartel të narkotikëve Zemun serb, do të marrë detyrën si Ministër i Shëndetësisë.
Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, që është udhëheqëse e partisë Zavetnici dhe njihet për qëndrimin e saj ekstrem pro-rus, do të mbikëqyrë Ministrinë për Kujdesin Familjar dhe Demografinë.
Gjurgjeviq Stamenkovski ka marë pjesë aktive në fushata për rritjen e ndikimit të informacionit rus në Serbi, duke vizituar eventet dhe tubimet e të rinjve pro-Putin në mbarë botën. Për ta theksuar edhe më tej praninë e kësaj prezence “Moraliste dhe Mbarëkombëtare” ruse në qeverinë serbe, është e rëndësishme të përmendim se si kryeministri Vuçeviq dhe zëvendëskryeministri Vulin ishin disa nga promovuesit më aktivë të idesë së botës serbe në Ballkan, duke shkaktuar reagimet nga shtete fqinje të Serbisë.
Kjo narrativë, e rrënjosur në konceptin e “botës ruse”, synon të konsolidojë interesat serbe dhe ruse nën një ideologji të përbashkët të krishterimit ortodoks, autokracisë dhe nacionalizmit. Krijimi i kabinetit të ri tregon përkushtimin e vazhdueshëm të Presidentit Vuçiç ndaj konceptit të botës serbe si një prioritet në axhendën nacionaliste rajonale serbe.
Emrat në këtë kabinet të ri sugjerojnë një vazhdimësi të qëndrimit të sigurt të Serbisë në rajon, duke ngritur frikën e tensioneve të rritura etnike dhe sfidave të mundshme. Ky është një aspekt kryesor shqetësues i qeverisë së re, pasi ajo mbart potencialin për rritjen e ndikimit serb në pjesë të Bosnjës dhe Kosovës ku banojnë popullsitë e pakicës serbe. Për më tepër, brenda koalicionit qeverisës në Mal të Zi, ndikimi i Serbisë ka qenë një çështje e rëndësishme që nga viti 2020. Formimi i qeverisë së re mund të inkurajojë fraksionet pro-serbe brenda Malit të Zi, duke çuar në polarizimin e shtuar politik dhe duke minimizuar përpjekjet malazeze drejt integrimit në BE.
Në përgjithësi, qeveria e re e Serbisë demonstron një vazhdimësi të qartë të një politike pro-ruse dhe antiperëndimore. Mbetet pyetja se pse Vuçiqi vazhdon të ketë besimin e forcave perëndimore, pavarësisht gjithë kësaj.
Rusia, që është e prirur për të ruajtur ndikimin e saj në Ballkan dhe për të larguar vëmendjen nga veprimet e saj ushtarake në Ukrainë, mund ta shfrytëzojë përbërjen e kabinetit të ri të Serbisë për të mbjellë farën e paqëndrueshmërisë rajonale. Moska ka një histori të shfrytëzimit të aleancave politike dhe nxitjes së përçarjes brenda vendeve fqinje për të përparuar objektivat e saj gjeopolitike. Lidhjet e ngushta ndërmjet anëtarëve të caktuar të qeverisë serbe dhe ruse i ofrojnë Rusisë rrugë të reja për të ushtruar ndikim dhe për të minimizuar iniciativat perëndimore në rajon. Duke mbështetur ndjenjat nacionaliste dhe duke nxitur përçarjet etnike, Rusia mund të inkurajohet që ta destabilizojë më tej Ballkanin Perëndimor dhe të afirmojë veten si një lojtar kyç në çështjet e rajonit.
Me zgjedhjet komunale të Beogradit në horizont, opozita e Serbisë përballet me një betejë të vështirë kundër sundimit autokratik të Vuçiqit, duke nxjerrë në pah sfidat për qeverisjen demokratike në vend.
Kur bëhet fjalë për politikën e brendshme, përbërja e kabinetit na thotë se Vuçiq po planifikon ta kontrollojë më fort aparatin e sigurisë dhe të inteligjencës. Nuk ka shenja se do të ketë përpjekje për të trajtuar problemin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Mungesa e pluralitetit mediatik dhe presionet ndaj shoqërisë civile vazhdojnë. Sipas të gjitha sondazheve dhe raporteve relevante globale, gjendja e demokracisë dhe lirisë në vend po ndjek një trajektore rënëse.
Materialet e publikuara në rubrikën “Opinionet” pasqyrojnë mendimin personal të autorit dhe mund të mos përkojnë me qëndrimin e Qendrës.
Ljubomir Filipoviq. Politolog malazez