Përmbledhje e Ballkanit Perëndimor 08.04.2024 – CWBS

Përmbledhje e Ballkanit Perëndimor 08.04.2024 – CWBS
  • Në Beogradsërish do të mbahen zgjedhjet lokale

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, caktoi zgjedhjet lokale në Beograd për në 2 qershor.

Siç e dimë, koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” pas votimit në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të mbajtura më 17 dhjetor vitin e kaluar, akuzoi qeverinë për manipulime zgjedhore. Edhe vëzhguesit ndërkombëtarë aportuan për shkelje në zgjedhje.

Megjithatë, shkaku i mbajtjes së zgjedhjeve të reja në kryeqytetin e Serbisë u bë një arsye tjetër – kuvendi lokal nuk arriti të fillonte punën e tij, pasi nuk u formua shumica.

Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të reja mund të konsiderohet si vendim kompromisi i marrë nga autoritetet serbe në sfondin e akuzave për shkelje dhe për të cilin pranoi, si bashkësia ndërkombëtare, ashtu edhe opozita.

  • Serbia do të luftojë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërkoi formimin e një ekipi special që do të “luftojë për Serbinë” kundër iniciativës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo çështje do të diskutohet në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill dhe më 16 ose 17 maj. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës duhet të miratojë një vendim përfundimtar.

Vuçiç theksoi se zyrtarët duhet të përqendrojnë çdo përpjekje në parandalimin e pranimit të Prishtinës në Këshillin e Evropës.

Mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë përbëhej nga një pjesë me dyert e hapura dhe një tjetër, me dyer të mbyllura. Në takim morën pjesë kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, ministra dhe përfaqësues të sektorit të sigurisë, ushtrisë dhe policisë, si dhe drejtorë të kompanive shtetërore.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, kryetari de fakto i qeverisë serbe, njoftoi më 5 prill se qeveria kishte formuar një ekip për të kundërshtuar kërkesën e Prishtinës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe se ai dhe kreu i Zyrës së Qeverisë për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkovic, do të jenë bashkëkryesues. Pjesa më e madhe e ekipit do të përbëhet nga punonjës të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe punonjës të Parlamentit dhe Zyrës së Presidentit, si dhe nga ministrat e Integrimit Evropian, të tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme.

Detajet e planit të Beogradit për kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nuk bëhen publike. Aktualisht, bëhet vetëm e ditur se, përveç argumenteve politike, qeveria serbe do të bëjë presion mbi vendet anëtare të KiE me demonstrimin e pasojave ekonomike të përkeqësimit të marrëdhënieve me Serbinë.

  • Serbët bojkotojnë censusin e popullsisë në Kosovë

Në Kosovë filloi “ReKos2024”, censusi i popullsisë, amvisërive dhe do të zgjasë nga 5 prilli deri më 17 maj të këtij viti.

Gjatë regjistrimeve, për herë të parë mund të raportohet për “dëmtimin ekonomik, sasinë e pasurisë së shkatërruar dhe anëtarët e familjes që janë vrarë, janë zhdukur, plagosur apo burgosur” gjatë luftës nga 28 shkurti 1998 deri më 12 qershor 1999. Të dhënat për “dëmet e luftës” nevojiten si për negociatat me Serbinë, ashtu edhe për anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian, sqaron Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Censusi ishte planifikuar të mbahej edhe në komunat në veri të Kosovës, me popullatë kryesisht serbe, përkatësisht Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore. Megjithatë, partitë serbe në Kosovë kundërshtuan pjesëmarrjen e serbëve në censusin e popullsisë.

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, “Lista Serbe”, theksoi se qeveria e Prishtinës, duke bëre censusin, “dëshiron të konfirmojë suksesin e saj të turpshëm në dëbimin e serbëve”. Përveç kësaj, siç thuhet në deklaratë, Kurti dëshiron të përdorë regjistrimin për të sulmuar më tej Serbinë me kërkesa për dëmshpërblime të luftës, duke dekurajuar më tej çdo serb që të marrë pjesë në proces.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë të Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, më 8 prill tha se popullata serbe në veri të Kosovës tregon gatishmëri të pakët për regjistrim dhe se vetëm 64 shtetas të nacionalitetit serb janë regjistruar që nga fillimi i procesit.

Situata rreth regjistrimit është bërë një temë e mosmarrëveshjes mes autoriteteve të Kosovës dhe serbëve vendas. Të dhënat për numrin e popullsisë serbe që do të merret nuk do të pasqyrojnë në mënyrë adekuate realitetin dhe Prishtina nuk do të mund t’i përdorë ato, për shembull, për të argumentuar moskrijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Megjithatë, të dhënat për humbjet nga lufta, me shumë gjasa, do të përbëjnë bazën e pretendimeve të mundshme të Kosovës ndaj Serbisë.

  • EUFOR, Misioni ushtarak evropian në BiH, do të kryejë stërvitje

250 trupa të Forcës Rezervë Strategjike të misionit ushtarak të BE-së, EUFOR Althea, do të mbërrijnë në Bosnje dhe Hercegovinë në ditët në vijim për stërvitje. Këtë e bëri të ditur komandanti i forcave të BE-së në BiH, gjenerali Laszlo Sticz (Hungari).

Ai theksoi se këto janë masa të planifikuara më parë, që synojnë ruajtjen e një mjedisi stabël në Bosnje dhe Hercegovinë.

Gjenerali Sticz njoftoi se trupat nga Franca do të mbërrijë të parët javën e ardhshme. Ata do të qëndrojnë në BiH për një muaj. Më pas, ushtarëve francezë do t’u bashkohen edhe ushtarë nga Italia dhe Rumania.

Trupat që do të mbërrijnë së shpejti në Bosnje dhe Hercegovinë do të stërviten dhe patrullojnë së bashku me forcat e EUFOR-it të vendosura tashmë për t’u përgatitur për integrimin strategjik të forcave rezervë në rast të një krize që mund të kërkojë ndërhyrje ushtarake.

Përveç kësaj, do të zhvillohen stërvitjet e EUFOR-it me forcat e armatosura të Bosnjë-Hercegovinës, gjë që do të shtojë më tej bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë e tyre.

Edhe pse stërvitjet e EUFOR-it janë pozicionuar si të planifikuara, rritja e pranisë së kontinentit evropian do të demonstrojë gatishmërinë e BE-së për të vepruar në mënyrë aktive në rast të një kërcënimi ndaj stabilitetit të Bosnjë-Hercegovinës.

  • Boshnjakët i kërkojnë NATO-s fillimin e pranimit të BiH në Aleancë

“Bosnja dhe Hercegovina po qëndron në derën e NATO-s”, theksoi boshnjaku Denis Beçirovyç, anëtar i Presidiumit të BiH, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në një konferencë të përbashkët më 8 prill, Beçirovyç vuri në dukje: “Anëtarësimi në NATO është një nga qëllimet strategjike të BiH, për të cilin ekziston një bazë e qartë ligjore, pasi përfaqësuesit e të dy subjekteve dhe të gjithë popujve votuan për këtë dhe miratuan të gjitha kushtet e nevojshme ligjore, dokumente strategjike dhe konceptuale për mbrojtjen e BiH”, tha Beçirovyçi. “Të gjitha kërkesat formale për aplikimin e BiH për anëtarësimin në NATO janë përmbushur”, theksoi ai.

Megjithatë, liderët e serbëve të Bosnjës nuk pajtohen në mënyrë kategorike me këtë qëndrim. Në fund të marsit, presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercekovinës, Milorad Dodik, deklaroi se, sipas procedurës, Asambleja Parlamentare e BiH duhet të japë pëlqimin për anëtarësim në NATO, por, sipas tij, një pëlqim i tillë nuk ekziston dhe nuk do të ketë. “Së bashku me Serbinë, ne mbetemi ushtarakisht neutralë. BiH nuk është një vend kandidat për NATO dhe nuk do të jetë një anëtar i NATO-s”, theksoi Dodik.

Në këtë mënyrë, anëtarësimi në NATO nuk është një çështje për të cilën ka një konsensus në BiH dhe nuk do të jetë e mundur të arrihet në të ardhmen e afërt.

  • Orbani mori Urdhrin e Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, i dorëzoi Kryeministrit të Hungarisë Viktor Orbán, Urdhrin e Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës në një gjerdan me rastin e festës së Republikës.

Roli i Viktor Orbanit në zhvillimin e miqësisë midis Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës dhe Hungarisë është i paçmuar, tha Milorad Dodik gjatë ceremonisë. “Dhe ne duam ta vazhdojmë dhe ta thellojmë atë”, shtoi ai.

“Unë gjithmonë i kam mbështetur serbët, sepse u binda se politika ndërkombëtare është e padrejtë ndaj tyre”, theksoi Orbani si dhe ai.

Urdhri i Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegoviës në një gjerdan është çmimi më i lartë i kësaj republike.

Vitin e kaluar këtë çmim e mori Vladimir Putin.

Me marrjen e urdhrit, Orbán demonstroi edhe një herë solidaritetin me politikanët serbë të rajonit që demonstrojnë pikëpamje pro-ruse. Duke pasur parasysh presidencën e ardhshme të Hungarisë në BE, duhet të presim mbështetjen ndaj Beogradit dhe Banja Lukes jo vetëm nga Budapesti, por edhe nga Brukseli. Kjo nënkupton bllokimin e sanksioneve të mundshme ndaj liderëve të serbëve të Bosnjës, deaktualizimin e çështjes së nevojës që Serbia të vendosë sanksione kundër Rusisë etj.

  • Maqedonia e Veriut blen 8 helikopterë për ushtrinë

Kompania italiane “Leonardo” nënshkroi një marrëveshje për furnizimin me katër helikopterë AW149 dhe katër AW169M për ushtrinë e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Mbrojtjes e vendit njoftoi se 7 helikopterë do të përdoren për misione logjistike, zjarrfikje dhe shpëtimi dhe një do të jetë i pajisur posaçërisht si transportues mjekësor.

“Me blerjen e helikopterëve të rinj do të ketë një modernizim të konsiderueshëm të komponentit të aviacionit dhe një rritje të aftësisë për të kryer misione si për nevojat e ushtrisë, ashtu edhe për të mbështetur institucionet civile të vendit tonë”, tha ministrja e Mbrojtjes Slavyanka Petrovska.

Helikopterët pritet të mbërrijnë në pjesën e dytë të vitit 2026 dhe fundi i 2028-s.

Blerja e helikopterëve të rinj është pjesë e një plani për të modernizuar forcat e armatosura të Maqedonisë së Veriut, e cila së fundmi u bë anëtare e NATO-s. Megjithatë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, çdo fakt i blerjes së një sasie të madhe pajisjesh ushtarake vlerësohet edhe nga pikëpamja e militarizimit të përgjithshëm të rajonit.