Përmbledhje e Ballkanit Perëndimor 11.03.2024 – CWBS

Përmbledhje e Ballkanit Perëndimor 11.03.2024 – CWBS
  • 7 kandidatë kanë mbledhur numrin e nevojshëm të firmave për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet të mërkurën, më 24 prill, ndërsa i dyti të mërkurën, më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare. Për mbledhjen e firmave për zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, proces që zgjati nga 23 shkurti deri më 8 mars, janë regjistruar 15 kandidatë, 8 nga të cilët nuk arritën të mblidhnin 10 000 firmat e nevojshme nga votuesit e regjistruar.

Numrin e nevojshëm të firmave e kanë marrë:

• kandidatja nga opozita VMRO-DPMNE (Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase — Partia Demokratike për Bashkim Kombëtar Maqedonas), Gordana Siljanovska-Davkova,

• presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili mbështetet nga Bashkimi Social Demokrat i Maqedonisë (SDSM) në pushtet,

• kryetari i Kumanovës dhe lideri i lëvizjes patriotike të majtë “ZNAM Për Maqedoninë tonë”, Maksim Dimitrievski,

• kryetari i njërës prej komunave të Shkupit, Karposh, dhe lideri i partisë GROM (“Zgjedhja e qytetarëve të Maqedonisë”), Stevço Jakimovski,

• ministri i Punëve të Jashtme, kandidat nga partia Bashkimi Demokratik Shqiptar për Integrim (BDI), Bujar Osmani,

• kryetari i Gostivarit, kandidati nga koalicioni opozitar “Vredi” (“Bashkimi Evropian për Ndryshim”), Arben Taravari,

• kandidatja nga partia e majtë parlamentare, “Levitsa”, mësuese e shkencave politike, Biljana Vankovska. Biljana Vankovska është anëtare e redaksisë së revistës shkencore ruse, “Pyetje të politologjisë”. Programi i saj përfshin tërheqjen e Maqedonisë së Veriut nga NATO-ja.

Më parë, përfaqësuesit e NATO-s paralajmëruan për kërcënimin hibrid të ndërhyrjes ruse në rrjedhën e fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Duke folur në mesin e shkurtit, para nënkomisionit për çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes së Parlamentit Evropian,  zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mirça Joan, ndër të tjera përmendi zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Ai shprehu shqetësimin për atë që po ndodh në aspektin e dezinformimit dhe përpjekjeve hibride për të ndikuar në zgjedhje. “Kjo ngre te ne një shqetësim i madh. Ne shohim se si luajnë lojtarët rajonalë, gjithashtu shohim edhe si po luajnë lojtarët rusë”, tha Joan.

Duke pasur parasysh sfondin politik të Biljana Vankovskës, mund të parashikohet se pikërisht ajo dhe shtabi i saj zgjedhor do të përhapin në mënyrë më aktive narrativat pro-ruse dhe antiperëndimore.

  • Zgjedhjet lokale në Beograd mund të mbahen më 2 qershor

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç propozoi mbajtjen e zgjedhjeve në Beograd më 2 qershor dhe propozimi i tij u pranua. Për këtë, ai tregoi mbrëmjen e 11 marsit, pas një takimi me liderët e partive të koalicionit qeverisës.

Sipas Vuçiçit, blloku “Serbia nuk duhet të ndalet”, i udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, do të ketë në përbërjen e re të Skupshchyna-s (parlamentit), një shumicë të mjaftueshme për të formuar një koalicion qeverisës. Rrjedhimisht, ai parashikon që zgjedhjet në kryeqytet do t’i mbajë Ana Bërnabik, si kryetare e zgjedhur e Skupshchynas. Sipas tij, vendimi mund të miratohet më 3 prill. Në këtë mënyrë, afati i fushatës zgjedhore do të jetë afati maksimal i mundshëm prej 60 ditësh.

Vuçiçi, përgjatë një konference për shtyp më 11 mars, theksoi se gjatë përgatitjes për zgjedhje të reja në kryeqytetin zgjedhor është e rëndësishme të ndiqen rekomandimet e ODIHR-it (Byroja e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut), në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve. Në veçanti, ai i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme për të “interpretuar ligjin për ndryshimin e vendbanimit në mënyrë shumë të kufizuar, veçanërisht në rastin kur ndryshohet apo merret vendbanimi në territorin e Beogradit, para datës së mbylljes së listës zgjedhore për zgjedhjet në Beograd”.                                        

Siç dihet, zgjedhjet për Skupshchyna-n (qeverinë lokale të Beogradit), u mbajtën njëkohësisht me zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit 2023.

Vëzhguesit ndërkombëtarë, aktivistët e shoqërisë civile dhe opozita kanë njoftuar për shkelje të shumta. Më shumë ankesa mori votimi masiv dhe i organizuar nga qeveria në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës (Republika Srpska), i banorëve që kanë nënshtetësi serbe, por vendbanimin në Beograd. Opozita, për njëfarë kohe, dilte në protesta duke kërkuar zgjedhje të reja në të gjitha nivelet.

Skupshchyna e sapozgjedhur e Serbisë ka nisur punën, por jo këshilli lokal i Beogradit, për shkak të mungesës së kuorumit. Kjo bëri të nevojshme mbajtjen e zgjedhjeve të reja vetëm në kryeqytet, gjë që besohet se është bërë si rezultat i një kompromisi të arritur mes qeverisë, komunitetit ndërkombëtar dhe opozitës.

  • Opozita nuk ka mundur ta shkarkojë kreun e parlamentit të Malit të Zi

Shumica e deputetëve (të Skupshchynas) të parlamentit të Malit të Zi votuan kundër shkarkimit të liderit të partisë “Demokracia e Re Serbe” (NSD), Andri Mandiç, nga posti i kreut të parlamentit të Malit të Zi.

Nisma për shkarkimin e kryetarit të Skupshchyna-s është paraqitur nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) në opozitë. Nisma lindi pas vizitës së presidentit të Republikës Srpska (RS), Milorad Dodikut, në Podgoricë dhe takimit të tij me Mandiçin, gjatë të cilit dy politikanët diskutuan “marrëdhëniet e veçanta” midis RS-së dhe Malit të Zi. Përveç kësaj, Dodiku i ka treguar Mandiçit për takimin e tij me Putinin, i cili u zhvillua pak më parë.

Gjatë takimin në Skupshchyna-n e Malit të Zi nuk ka pasur flamur kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës, por vetëm flamur të Republikës Srpska, për të cilin Ministria e Punëve të Jashtme të Bosnje-Hercegovinës ka dërguar notë proteste.

Ndër pretendimet e tjera ndaj Mandiçit është nënshtetësia serbe që disponon dhe pjesëmarrja në festimin në Beograd të fitores në zgjedhjet e Partisë Progresive Serbe (SNS).

Për shkarkimin e Mandiçit votuan 27 deputetë, kundër 44. Në votim morën pjesë 72 deputetë, një fletë votimi doli e pavlefshme. Dorëheqjen e kryetarit të Skupshchyna-s e kanë mbështetur DPS, Social Demokratët (SD), Partia e Shqiptarëve DUE dhe Iniciativa Qytetare Kroate (HGI), si dhe Partia Boshnjake (BS).

Pas votimit u vu në pikëpyetje hyrja e përfaqësuesve të Partisë Boshnjake në qeveri, mundësia e së cilës po diskutohej së fundmi.

  • Sofja zyrtare u indinjua nga deklaratat e politikanëve të Maqedonisë së Veriut për maqedonasit në Bullgari

Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë për shkak të “komenteve të fundit publike të politikanëve nga vendi fqinj dhe deklaratave të tyre të padrejta për Republikën e Bullgarisë”.

Deklarata nuk tregon se cilët politikanë dhe cilat deklaratave u referohet ky veprim, megjithatë, mediet lokale raportojnë se reagimi negativ i Sofjes është shkaktuar nga një deklaratë e fundit publike e presidentit të Maqedonisë së Veriut dhe kandidatit për një mandat të dytë presidencial, Stevo Pendarovskit. Në veçanti, ai deklaroi se pakica maqedonase në Bullgari ishte abuzuar “për dekada, të paktën 70-80 vjet” dhe “ka kaluar mundime të tmerrshme dhe peripeci”.

Presidenti e bëri deklaratën e tij në kuadër të diskutimit për mundësinë e përfshirjes së pakicës maqedonase në kushtetutën e Bullgarisë. Këtë hap e propozon opozita maqedonase si përgjigje ndaj kërkesës së Sofjes për të përfshirë në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut një referencë për bullgarët si një komb shtetformues. Kjo kërkesë është një nga kushtet e Sofjes ndaj Shkupit për të zhbllokuar negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Acarimi diplomatik midis dy vendeve fqinje është një manifestim i radhës i konfliktit ekzistues midis Sofjes dhe Shkupit rreth çështjes së identitetit kombëtar maqedonas dhe historisë maqedonase, i cili në të vërtetë bllokoi integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

  • Vendimi ndaj përfaqësuesit të komunitetit grek, zgjedhur si kryebashkiak, kërcënon integrimin evropian të Shqipërisë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) në Tiranë ka dënuar kryetarin e zgjedhur të qytetit turistik të Himarës (Bashkia Vlorë, Shqipëri), Fredi (Alfred) Beleri, me dy vjet burg.

Beleri, një grek etnik, kandidati nga koalicioni opozitar “Bashkë fitojmë”, u arrestua në prag të votimit në zgjedhjet lokale, në maj 2023, me akuzën e “korrupsionit aktiv”, ryshfet ndaj votuesve. Ai kundërshton të gjitha akuzat dhe e quan vendimin e gjykatës “falsifikim”.

Avokatët apeluan vendimin e GJKKO-së ndaj Belerit dhe çështja do të shqyrtohet në vijim nga Gjykata e Apelit.

Vendimi i gjykatës shqiptare ndaj njërit prej drejtuesve të komunitetit grek të Shqipërisë shkaktoi indinjatën e Athinës zyrtare. Ministria e Punëve të Jashtme greke theksoi në deklaratën e saj se vendimi për dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës me dy vjet burg është jo objektiv, dukshëm në proporcion jo të drejtë me përmasat e krimit për të cilin akuzohet dhe nuk përputhet me parimet ligjore. “Qeveria greke do të monitorojë me vëmendje rastin dhe do të presë një vendim të drejtë dhe objektiv në nivelin e dytë të juridiksionit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke.

Ministri i shtetit i Greqisë, Makis Voridis, tha se çështja “Beleri” është një arsye për të “ngrirë” rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Vëzhguesit grekë theksojnë se çështja “Beleri” do të ketë pasoja për të gjitha, për marrëdhëniet dypalëshe, në veçanti do të pengojë nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Athinës dhe Tiranës për përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike detare.

  • Inteligjenca amerikane paralajmëron rrezikun e shpërthimit të dhunës në Ballkanin Perëndimor

“Ballkani Perëndimor ka të ngjarë të përballet me një rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndëretnike përgjatë vitit 2024”, paralajmëron raporti më i fundit vjetor nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së (ODNI).

Autorët e dokumentit besojnë se liderët nacionalistë të rajonit mund të rrisin tensionet, ndërsa lojtarët e jashtëm do të përdorin dallimet etnike për të “rritur ose mbrojtur ndikimin e tyre rajonal” ose për të penguar integrimin më të gjerë të Ballkanit në BE ose në institucionet euroatlantike.

Dokumenti përmend përleshjet midis nacionalistëve serbë dhe qeverisë së Kosovës në vitin 2023, të cilat rezultuan në viktima dhe të plagosur, duke përfshirë paqeruajtësit e NATO-s.

Siç theksohet në dokument, shpërthimet e dhunës në Bosnje dhe Hercegovinë janë të mundshme për shkak të veprimeve provokuese të presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodikut.

“Udhëheqësi i Republikës Srpska (BiH), Milorad Dodiku po ndërmerr hapa provokues për të neutralizuar mbikëqyrjen e komunitetit ndërkombëtar në BiH dhe për të siguruar shkëputjen ‘de facto’ të Republikës Srpska. Veprimet e tij mund t’i shtyjnë udhëheqësit e popullatës boshnjake (boshnjake-muslimane) të forcojnë kapacitetin e tyre, në mënyrë që të mbrojnë interesat e veta dhe, ndoshta, të çojnë në konflikte të dhunshme që mund të bëhen pengesë e përpjekjeve për paqe”, paralajmëron raporti.