Kuvendi i Maqedonisë mban seancë për ndryshimet kushtetuese

Kuvendi i Maqedonisë mban seancë për ndryshimet kushtetuese

Pas një debati njëvjeçar për periudhën kur vendi duhet të fillojë procedurën për ndryshimin e Kushtetutës, me të cilin bullgarët do të përfshihen në ligjin bazë si pjesë e popullit të Maqedonisë, u mbajt seancë parlamentare për këtë temë. Propozimi për përfshirjen e ndrryshimit në Kushtetutën e Maqedonisë, siç propozohet nga qeveria, u vu në rend dite me mbështetjen e 70 deputetëve, por duke qenë se ndryshimet do të kalojnë me shumicë prej dy të tretave, Qeverisë i mungojnë edhe 10 vota për të ecur përpara, kështu që ata do të vazhdojnë të punojnë për të vulosur shumicën e kërkuar.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ishte i pari që iu drejtua ligjvënësve, duke shpjeguar nevojën për ndryshime në Kushtetutë. Ai edhe një herë i bëri thirrje Kuvendit që të miratojë amendamentet/ndryshimet në lidhje me anëtarësimin e Maqedonisë në BE nëse vendi vërtet dëshiron të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030, duke theksuar se propozimi për ndryshimin e Kushtetutës është hartuar në Shkup, bazuar në marrëveshjen franceze të vitit 2022 dhe të mbështetur nga BE dhe NATO. Ai përmendi se partia kryesore opozitare, VMRO-DPMNE (Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase – Partia Demokratike për Bashkim Kombëtar Maqedonas), dhe partnerët e saj po i trembin njerëzit me të gjitha llojet e fatkeqësive, ndërsa amendamentet kanë të bëjnë vetëm me shtimin e kombeve të reja të Maqedonisë së Veriut në kushtetutë. Amendamentet/ Ndryshimet kushtetuese nuk e kërcënojnë identitetin e Maqedonasve, theksoi Kovaçevski, duke sqaruar se ka ardhur dita kur do të jetë e qartë se kush qëndron realisht për BE-në dhe kush jo. Ai shpjegoi edhe pse Maqedonia duhet të ndjek rrugën drejt BE-së, duke theksuar se nuk do të ketë veto të ri. Nuk ka kërkesa të reja dhe çështjet dypalëshe nuk janë pengesë dhe nuk do të shoqërohen me zbatimin e standardeve të përbashkëta. Për këtë, Republika e Maqedonisë së Veriut ka hartuar amendamentet përkatëse kushtetuese për të përfshirë në Kushtetutë qytetarët që jetojnë në vend dhe janë pjesë e kombeve të tjera. Ai propozoi që përveç popullit maqedonas, si dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që janë pjesë e popullit shqiptar, turq, vllah, serb, rom dhe boshnjak, të jenë edhe qytetarët që janë pjesë e popullit bullgar, kroat, malazez, me prejardhje sllovene, çifute dhe egjiptiane, duhet shtuar gjithashtu.

Pas fjalës së kryeministrit ka nisur një debat. “Ne nuk mund të bëjmë katalog nga preambula/parathënia e Kushtetutës, për Maqedoninë rruga për në Bruksel nuk duhet të kalojë nga Sofja, ne mbrojmë dhe duhet të mbrojmë kriteret e Kopenhagës sepse nëse e pranojmë rrugën drejt BE-së me kritere dhe precedentë të veçantë, ajo do të ketë pasoja për vendet kandidate në vijim, në vend të amendamenteve kushtetuese të flasim për zgjedhje të parakohshme sepse kjo qeveri është plotësisht e delegjitimuar”, tha deputetja e opozitës VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska. Ajo foli për të drejtën e mosndërhyrjes në punët e brendshme, e cila është gjithashtu një e drejtë evropiane, duke iu referuar parimeve të Kartës së BE-së që e garantojnë atë, si dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, trashëgimisë kulturore dhe identitetit etnik. 

Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së në pushtet, tha se ndryshimet kushtetuese nuk paraqesin asnjë kërcënim, përkundrazi i hapin rrugën vendit për anëtarësim në BE. “Shteti duhet të ecë përpara. Anëtarësimi në BE si objektiv strategjik i mbetur pas pavarësisë nuk u vendos rastësisht. Pas 17 vitesh në dhomën e pritjes, 11 vjet izolim, vitin e kaluar filluam negociatat me BE. Me miratimin e amendamenteve kushtetuese, ne po vazhdojmë rrugën Evropiane, kështu që kjo është një mundësi historike për të cilën kemi mbështetje të fortë nga partnerët tanë nga SHBA dhe BE”, tha Mitreski.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka ndërprerë seancën për ndryshimet kushtetuese dhe ka propozuar shtyrjen e saj. Kjo ndodhi pas përfundimit të debatit. Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, i bëri thirrje Xhaferit që të mos mbyllet takimi, por menjëherë të votohet amendamenti.

Megjithatë, koalicioni qeverisës ndjeu gjatë debatit se ata nuk po arrinin të siguronin dy të tretat e votave të nevojshme për të kaluar amendamentet kushtetuese, kështu që zgjodhën ta shtynin votimin për më vonë. Nëse nuk gjendet konsensus me opozitën përpara votimit për amendamentet që janë pjesë e përkushtimit të Shkupit ndaj Brukselit në lidhje me lëvizjen e mëtejshme drejt anëtarësimit në BE, kjo padyshim do të provokojë një krizë e cila ka shumë të ngjarë të zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Një skenar i tillë do t’i përshtatej më së miri partive opozitare të vendit, të cilat besojnë se kanë shanse të mira për të fituar. Mund të parashikohet që në rast të fitores së tyre, ata do të bëjnë një kthesë në pozicionin e tyre në lidhje me ndryshimet kushtetuese pasi do të jetë koalicioni i tyre qeveritar ai që do të ndjekë më tej synimin e vendit të tyre për t’u bërë pjesë e BE-së.

Zhvillimet e fundit ishin në axhendën e bisedimeve ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Athinë. Palët diskutuan rëndësinë e përfundimit me sukses të procesit të miratimit të ndryshimeve kushtetuese për integrimin e mëtejshëm evropian të vendit. U theksua edhe një herë se për anëtarësimin e Maqedonisë në BE është e rëndësishme që të mos humbasë kjo mundësi. Brukseli i dha një dritë të plotë jeshile autoriteteve Maqedonase për amendamentet kushtetuese, megjithatë, nëse kjo do të ndikojë në qëndrimin aktual të opozitës mbetet mjaft e dyshimtë.